Arrijnë në Turqi dërgesat e para të sistemit raketor rus

12 korrik 2019 | 15:10

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë me dije se pjesët e para të sistemeve ruse të mbrojtjes raketore “S-400” kanë arritur të premten në Ankara dhe se do të vazhdojnë të arrijnë edhe në ditët në vijim.

Ngarkesa me “S-400” është dërguar në bazën ajrore Murted, jashtë Ankarasë, ka bërë me dije nëpërmjet një deklarate Ministria turke e Mbrojtjes.

“Kur sistemi të kompletohet, ai do të nisë të përdoret në mënyrën që e përcaktojnë autoritetet përkatëse”, është thënë në këtë deklaratë.

Shërbimi Federal i Rusisë për Ushtri dhe Bashkëpunim teknik e ka konfirmuar fillimin e dërgesave.

Por, kjo marrëveshje e Turqisë me Rusinë i ka dëmtuar marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara.

ShBA-ja ka theksuar se raketat “S-400” janë kërcënim për avionët e saj luftarakë “F-35”.

ShBA-ja i ka kërkuar Turqisë t’i anulojë blerjet, në të kundërtën, ka paralajmëruar se Turqia mund të përballet me sanksione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi klimën e…