E dashura e Emiliano Salas zbulon bisedën e tyre të fundit

12 shkurt 15:50

Volejbollistja profesioniste, Luiza Ungerer, por edhe e dashura sekrete e Emiliano Salas që nga viti 2017 nuk ka dashur të hesht më pas vdekjes së të dashurit e saj duke treguar bisedat e tyre të fundit.

Volejbollistja është intervistuar nga mediet braziliane dhe aty ka treguar si e ka njohur Salan gjatë kohës kur luante në Francë. Fillimisht kanë shkëmbyer mesazhe në rrjetet sociale dhe më pas janë lidhur. Ajo e ka parë për herë të fundit Salan më 14 janar në ditëlindjen e saj.

“Ai më tha që kishte shkuar të shikonte Cardiffin dhe marrëveshja ishte arritur, ai do të luante atje. U kënaqa pasi ai ishte i lumtur. E kishte ëndërr të luante në Premier League, kampionatin më të mirë në botë”, ka thënë e dashura e tij.  Më pas mes emocioneve ka folur për zhdukjen e tij: “E vetmja gjë që doja ishte të kthehej pas. Njerëzit më pyesin e më thonë gjëra të tmerrshme rreth aksidentit. Është shumë e vështirë…”

“Kur njerëzit e ndalonin në rrugë dhe dëshironin foto me të i thosha: ‘Kush dreqin të tha të bëjë kaq shumë gola?’ Por ai ishte njeri i thjesht, nuk kishte qëllime të këqija dhe shpesh naiv”.

E dashura e tij i ka dhënë lamtumirën në rrjetet sociale duke shkruar: “Siç më thoshe gjithmonë: ‘Faleminderit që je ky që je.’ Do të të dua gjithmonë!”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara