E dhimbshme: 52-vjeçari nga Kamenica vdes tragjikisht, rrokulliset me traktor në mal

08 janar 2023 | 23:52

Familja Dërmaku në fshatin Shipashnicë e Epërme e Kamenicës mori një lajm të hidhur sot, pasi kryefamiljari humbi jetën tragjikisht, pasi u rrokullis me traktor.

Rasti ka ndodhur në orët e pasdites, teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, raporton Sinjali.

I ndjeri, Qamil Dermaku, 52-vjeçari vdiq pasi u rrokullis me traktor në mal, ku kishte dalë për të marrë dru dhe fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve. Sipas informacioneve të para, bashkë me viktimën ka qenë edhe djali i tij, që ka shpëtuar, duke marrë lëndime të lehta.

Në lidhje me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, me ç’rast mjeku që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e tij pas kontrollit të trupit, konstatoi se i ndjeri ishte pa shenja jete.

Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është tërhequr nga lokacioni ku u gjet dhe më pas është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona shijon kreun e La Liga të paktën për një…