E dhimbshme: Vdes në moshë shumë të re gjimnazistja nga Skenderaj

28 tetor 2022 | 13:59

Gjimnazistja nga Skenderaj, Fjolla Dervishaj, ka ndërruar jetë të premten.

Ajo po vijonte mësimet në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Për vdekjen e saj ka njoftuar vet gjimnazi, të cilët kanë lëshuar edhe një telegram ngushëllimi për familjen  Dervishaj.

Njoftimi i gjimnazit “Frang Bardhi”:

Telegram ngushëllimi:

E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësimdhënës të gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë F D, ndjehemi thellë të pikëlluar.

Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. F do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jofizikisht.

Pushoftë në paqen e përjetësisë!

Të pikëlluar,

Drejtoria e djimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë

P.S. Varrimi i të ndjerës bëhet sot, më 28.10.2022 ora 16.00 ne varrezat e fshatit Kastriot (Kostërc), Komuna e Skenderajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se…