Lladrovci ju përgjigjet komentuesve të shpifjeve: Na kemi punë!

28 tetor 2022 | 13:56

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se “nxitja e një provokimi në media sociale për të reaguar ka burime të ndryshme. Prandaj, ai ka deklaruar se jo të gjitha provokimeve mund t’i përgjigjet.

Lladrovci ka shkruar se “në mediat sociale, kemi paraqitje që ju pëlqejnë apo nuk ju pëlqejnë qytetarëve, por, puna e bën ndryshimin. Komenteve negative, në faqet e huaja nuk ju japë përgjigje. Këtë e bëj për veti”.

Kur dikush e pëlqen një mendim kundër meje, nuk më shqetëson. Është shqetësim pëlqimi i shpifjes. Unë nuk mund t’i përgjigjem çdo lëvizje të dushkut, sepse, vonohem në rrugën që kam marrë nga besimi i qytetarit, ka deklaruar Lladrovci.

“E keqbërësit e keqbërëset veprën e vetme e kanë shpifjen. Na kemi punë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund të duket si histori filmi, por një peshkatar në…