E diela të jetë ditë pushimi në Kosovë: Reagon Rukiqi

15 shkurt 2020 | 14:05

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka reaguar pas vendimit që e diela të jetë pushimi në disa prej komunave të vendit, ku e ka quajtur si vendim të gabuar.

Rukiqi ka thënë se mbyllja e bizneseve të dielën nuk sjell dobi për asnjë subjekt në Kosovë, një vendim i tillë do të sjell dobi vetëm për vendet e rajonit thotë ai.

Sipas tij të gjithë ato para do të shpenzohen në Shkup, Tiranë e vende tjera, nëse ndodhë kjo.

“Vendimet ne Kosove, milionat ne vendet fqinje.Vendime per bizneset pa asnje konsulte me biznesin. Mbyllja e bizneseve te dielen, nuk sjell dobi per asnje subjekt ne Kosove, por eshte mese e qarte qe do te sjell shume ne dobi ne vendet e rajonit. Krejt ato euro qe shpenzohen ne vendin tone, do te shpenzohen ne Shkup, Tirane e vende tjera.”, ka shkruar në Facebook ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq, ka…