E duan Liverpool dhe City: “Për më pak se 150 milionë nuk e shesim”

21 prill 2024 | 17:20

Liverpool dhe Manchester City janë dy nga klubet e interesuara për Florian Wirtz, fantazist i ditëlindjes 2003 i Bayer Leverkusen dhe kampion i freskët i Gjermanisë, autor i një sezoni prej 17 golash dhe 18 asistesh në 42 ndeshje.

Futbollisti pritet të jetë një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos së ardhshme. Pavarësisht se Bayer nuk duket se ka ndërmend ta lërë të largohet.

“Kurrë mos thuaj kurrë në merkato, por një gjë është e sigurt: nuk do ta lëmë Florian të largohet për më pak se 150 milionë euro”, ka thënë Fernando Carro, administrator i deleguar i Leverkusen-it, për Radio Marca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Demokracia në Veprim ka vlerësuar se votimi në veri…