E goditën në kokë me mjete të forta, një vit burgim për dy persona

27 shtator 2020 | 14:46

Dega e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Podujevë, ka shpallur aktgjykimin ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”

Në njoftimin e Gjykatës Themelore është bërë me dije se të dyshuarit janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti.

“Të akuzuarit A.S dhe D.S janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, për secilin veç e veç, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 07.05.2020 deri me datë 07.08.2020”, ka njoftuar kjo gjykatë.

Ngjarja kishte ndodhur më 7 maj, ku të dyshuarit kishin goditur viktimën me mjet të rrezikshëm në pjesë të ndryshme të trupit, ku edhe i kishin shkaktuar lëndime të rënda.

“Të akuzuarit A.S dhe D.S me datë 07.05.2020 pas një mosmarrëveshje paraprake, e kishin goditur të dëmtuarin V.K me mjet të rrezikshëm në pjesë të ndryshme të trupit, po ashtu në fytyrë dhe kokë, duke i shkaktuar thyerje dhe plagë në hundë dhe në kokë, ku i njëjti si pasojë e goditjeve kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I dëmtuari V.K është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike”, ka njoftuar Dega e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Podujevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme, Rita Ora ka treguar gjithmonë me krenari…