E hodhi në tokë foton e Erdoganit, arrestohet turku

12 dhjetor 2021 | 14:00

Një person është arrestuar në Turqi me arsyetimin se ka hedhur në tokë fotografinë e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, shkruajnë mediat turke.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zyrën e guvernatorit të Qarkut Eregli një ditë më parë.

A.Ç dyshohet se e ka marrë fotografinë e Erdoganit në hyrje të një ndërtese dhe e ka hedhur në tokë. Nga ekipet e policisë ai është vënë në mbajtje.

Lënda është proceduar më pas në gjykatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxheri i Barcelonës, Xavi po planifikon të pastrojë skuadrën në…