Xavi vendos në shitje tre yjet e Barcelonës

12 dhjetor 2021 | 13:55

Menaxheri i Barcelonës, Xavi po planifikon të pastrojë skuadrën në Nou Camp pasi thuhet se ka vendosur tre yje në listën e transferimeve pas eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve.

Gjigantët katalanas u përjashtuan nga kompeticionet e nivelit më të lartë të Evropës të mërkurën pas një disfate 3-0 ndaj Bayern Munich.

Është hera e parë që nga sezoni 2003-04 kur nuk u kualifikuan fare për në Champions League, që Barcelona nuk arrin të kalojë në fazën eliminatore të kompeticionit.

Gazetari spanjoll Gerard Romero pretendon se trajneri i ri tashmë ka humbur durimin me disa nga skuadra e tij dhe po përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha në klub.

Sipas Romeros, Frenkie de Jong, Marc-Andre ter Stegen dhe Sergino Dest janë të vendosur të largohen pasi Xavi kërkon të rindërtojë skuadrën katalonase.

Portieri Ter Stegen është përballur me kritika për një numër paraqitjesh nën nivel këtë sezon, ndërsa mbrojtësi holandez De Jong nuk ka arritur të justifikojë 65 milionë funte që Barça shpenzoi për të nga Ajax në vitin 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pediatri Ramush Bejiqi, ka thënë se viti pandemik e ka…