E jashtëzakonshme, çel lule kurora me gjemba në këmbët e Krishtit

05 prill 2020 | 11:58

Lule e gjethe të freskëta ka çelur kurora me gjemba në këmbët e Krishtit të kryqëzuar në kishën Santi Silverio e Domitilla, në ishullin italian Ponza, në detin Tiren.

E thurur nga detarët e ishullit, kurora u vendos për devotshmëri në këmbët e Krishtit. Gjethet e njoma të para prej saj nisën të çelnin dhe në periudhën e Krishtlindejve në dhjetor, por dukuria u përsërit këto ditë. Por këtë herë, mes gjetheve, ka edhe disa lule të vogla rozë.

Prifti i kishës së portit të Ponza-s tha se kjo mrekulli është “ngjarje që më bën të mendoj se prej vuajtjes, Zoti nis lulëzimin e shëndetit, të paqes dhe jetës. Ka 4 muaj tashmë që ai vazhdon të na dhurojë lule dhe gjethe. Është një shenjë shprese për ne dhe për të gjithë njerëzimin”.

Edhe besimtarët që e vizitojnë vazhdimisht kishën, kishin të njëjtin mendim: “Për atë që beson, kjo është një shenjë që lutjet tona të këtyre ditëve, janë dëgjuar në njëfarë mënyre. Është një ogur dhe një lajm shprese”,- thanë disa prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xavi Hernandez dhe bashkëshortja e tij Nuria Cunillera kanë bërë…