E kaluara e “errët” e rezidencës më të re të dyshes më të përfolur Jennifer Lopez-Ben Affleck!

09 qershor 2023 | 11:21

Dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck prej rreth një viti kanë qenë në kërkim të shtëpisë për të nisur një fillim të ri së bashku. Shtëpia e re u gjet dhe kushton plot 60.85 milionë dollarë. Është një rezidencë, e cila sipas TMZ, shtrihet në 4.2 hektarë dhe për herë të parë doli në treg në vitin 2018 për 135 milionë dollarë, por ky çmim u përgjysmua këtë vit duke bërë që çifti të kursejë disa miliona.

Ndërkaq, disa nga pronarët e mëparshëm të shtëpisë së re të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë patur probleme me ligjin kur kanë jetuar në këtë rezidencë. Gazeta “La Opinion” ka raportuar se rezidenca u ble nga Curtis Somoza në vitin 2004, por ai u arrestua pak më pas dhe u dënua me 25 vjet për një mashtrim të skemës Ponzi.

Në vitin 2007, shtëpia u ble nga Jeoung Lee, një biznesmene koreano-jugore dhe nuk pati shumë skandale përgjatë një dekade, por që përdorej dhe shpesh u jepej me qira qiramarrësve që kanë patur probleme. Ishte në vitin 2015 kur Majed Abdulaziz Al-Saud, një princ saudit, hyri në pronë dhe u arrestua nga policia lokale pas sulmit të dyshuar ndaj gruas.

Megjithatë, prokurorët e Qarkut të Los Angelosit nuk e ndoqën kurrë atë, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të ngritur ndonjë akuzë. Në vitin 2016, pasuria u ble nga Gala Asher dhe u shpenzuan miliona dollarë për ta bërë atë një aset prej 60 milionë dollarësh që është tani.

Rikujtojmë, se filmi i ri i regjisorit Ben Affleck ku do të luajë gruaja e tij Jennifer Lopez, ka pezulluar përkohësisht xhirimet mes grevës së vazhdueshme të shkrimtarëve. “Unstoppable” është një film për jetën e mundësit Anthony Robles, i cili lindi me një këmbë dhe fitoi një titull kampion kombëtar në vitin 2011. Por duket se gjërat nuk po ecin. Nuk dihet se kur filmi do të rifillojë xhirimet por ka të ngjarë të rifillojë kur të përfundojë greva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian u filmua vetëm me një mantel të bardhë,…