E keqtrajtonte vazhdimisht nënën, arrestohet gjakovari

29 mars 2023 | 08:58

Është arrestuar një person në Gjakovë pasi e ka keqtrajtuar nënën e vet, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Sipas raportit, i dyshuari vazhdimisht e keqtrajtonte nënën e vet.

Nëna e tij ka refuzuar të dërgohet në strehimore.

Raporti i plotë i Policisë:

Gjakovë 28.03.2023-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka keqtrajtuar nënën e tij. Viktima ka refuzuar të dërgohet në strehimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë një ftesë presidentit…