E konfirmojnë përfaqësuesit e banorëve: Shqiptarët nuk po largohen nga shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës

07 dhjetor 2022 | 19:43

Situata në veriun e Mitrovicës pas ndodhive të djeshme vazhdon të jetë e tensionuar, por nën kontrollin e organeve të rendit.

Banorët shqiptarë në veri të Mitrovicës janë në shtëpitë e tyre përkundër zhvillimeve të djeshme.

Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Online Veriu.info përfaqësuesit e shqiptarëve në këtë pjesë duke demantuar lajmet se ka zhvendosje masive të banorëve nga veriu në jug.

Ish zëvendës kryesuesi i Kuvendit Komunal bë veri, Emir Azemi, ka thënë se gjendja është e qetë dhe policia po vepron sipas kompetencave ligjore në veri.

Azemi ka konfirmuar se ai bashkë me familjen e tij janë në veri dhe të gjithë fqinjtë shqiptarë, madje do të qëndrojnë aty.

“Unë me gruan, fëmijët dhe tërë familjen time dhe fqinjtë jemi këtu, kemi qenë edhe në situata më të rënda dhe do të vazhdojmë të jemi këtu.” – ka thënë Azemi për Veriu.info.

Emir Azemi

Se nuk ka largim të shqiptarëve e ka konfirmuar edhe zëvendës kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Skender Sadiku.

Ai ka thënë se lajmi për largim masovik të shqiptarëve është gënjeshtër e kulluar.

“Është gënjeshtër lajmi se shqiptarët po largohen. Ne po përgatitemi për zgjedhje.” – ka thënë Sadiku për Veriu.info.

Skender Sadiku

Përfaqësuesi i shqiptarëve nga Kodra e Minatorëve, Gani Hyseni, po ashtu ka konfirmuar se banorët shqiptarë të kësaj lagjeje janë në shtëpitë e tyre dhe se askush nuk është larguar nga shtëpitë.

Gani Hyseni

Po ashtu Veriu.info mëson nga burimet se ka familje shqiptare që po qëndrojnë në shtëpitë e tyre edhe në qendër të Mitrovicës Veriore ku janë të rrethuar nga banorët serbë.

Kujtojmë që gjatë ditës pati lajme për largimie masovike të shqiptarëve nga veriu duke përhapur panik tek banorët tjerë, por një gjë e tillë demantohet nga përfaqësuesit e banorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me…