E mitura nga Skenderaj del nga shtëpia për t’u martuar me një person

05 qershor 2022 | 08:58

Policia ka njoftuar se në Skenderaj, ankuesi mashkull kosovar me 04.06.2022 ka raportuar se me datën e cekur vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se kishte shkuar për t’u martuar me të dyshuarin mashkull kosovar.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, e kanë marrë viktimën, enë kanë dërguar për ekzaminime mjekësore dhe pastaj e kanë kthyer te familja e saj”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje rreth orës 11:00 në Prizren një i mitur dyshohet…