E mposhti Covidin një herë, e mposhti edhe herën e dytë

03 dhjetor 2020 | 08:19

Një rast i jashtëzakonshëm. Kështu mund të cilësohet ai i Angelina Friedman e cila është prekur për herë të dytë nga koronavirusi dhe ka arritur të mbijetojë.

102-vjeçarja i mbijetoi gripit spanjoll në vitin 1918 dhe e mposhti kancerin.

Infektimi i parë i Friedmanit ndodhi në mars teksa ajo ishte në spital për një procedurë të vogël mjekësore. Në atë kohë e moshuara kaloi një javë në spital para se të kthehej për t’u izoluar në dhomën e saj dhe për të dalë negative më 20 prill.

Por në fund të tetorit e bija Joanne Merola mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve, ku iu tha se e ëma kishte dalë përsëri pozitive.

“Ajo kishte simptoma, ethe, kollë të thatë dhe u izolua”, tha Merola teksa shtoi se disa ditë më vonë,  më 17 nëntor, mori lajmin e pabesueshëm se e ëma kishte testuar negative.

Një test i dytë konfirmoi rezultatet negative dhe Friedman u zhvendos nga izolimi në dhomën e saj. Edhe pse ka humbur pjesën më të madhe të dëgjimit dhe shikimi i saj është i dobët, e moshuara ende feston jetën dhe mundësitë e pafundme që ajo I ka dhënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Në fillim të muajit nëntor ish-presidenti Hashim Thaçi, Jakup…