E pabesueshme, Besa mposhtet nga skuadra e Ligës së Dytë

30 janar 2019 | 16:44

Kriza e skuadrës së Besës së Pejës është konfirmuar edhe nga ndeshja miqësore e zhvilluar sot (e mërkurë) ndaj Dardanisë së Qyshkut.

Pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore ekipi i Besës është mposhtur nga ekipi që bënë gara në një rang më të ultë. Skuadra që bënë gara në Ligën e Dytë, Grupi A, Dardania e ka mposhtur skuadrën me traditë në futbollin e Kosovës, Besën (3-2).

Golat për Dardaninë i shënuan Luigj Krasniqi, Lorik Kajtazi dhe Albin Gashi. Për skuadrën e Besës shënuan Lum Gashi dhe Florent Qorraj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me ish-sekretaren e…