E pabesueshme, nga Volkswageni zbresin 12 emigrantë

27 shtator 2020 | 14:58

Ndiqeshin nga policia 11 emigrantë sirianë dhe shoferi ndodheshin brenda një automjeti tip volkswagen. Lajmi nuk qëndron në operacionin e policisë, por në faktin se si 12 persona gjendeshin në një automjet aq të vogël….

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit në rrugën Elbasan-Librazhd.

Nga pamjet shihet se si një makinë tip volkswagen kthen befas në anë të rrugës dhe nga ajo dalin jo 3- apo 4 persona, por plot 12 vetë. Duke e pabesueshme se ku kishin qëndruar 12 personat në një makinë aq të vogël.

Pasi makina me emigrantë zbrazet, shihet se në autostradë kalon policia që po i ndiqte. Makina niset sërish për rrugë, por sipas burimeve zyrtare të policisë, shoferi është kapur disa metra më larg dhe ndaj tij është ngritur akuza e transportimit të paligjshëm të emigrantëve.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e një biznesi aty pranë. Për më shumë shihni këto pamje ekskluzive nga infoelbasani.com:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se…