E papranueshme dhe e paqëndrueshme nofka e akuzës “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

06 prill 2023 | 10:47

Shkruan: Sadik Halitjaha

UÇK-ja ishte luftëtare për liri!
Nuk mund të tjetërsohet as emri e as lufta e saj çlirimtare!
Ishte luftë në Kosovë, jo Konflikt! Absurde është që e konsideroni apo ju qëllimshëm e quani konflikt, ndërsa në anën tjetër i dënoni me ligje për krime lufte!
Ju padrejtësisht përdorni ligjet më të ashpra, ndonjëherë edhe ligjet që nuk kanë ekzistuar në atë kohë! Skandaloze, Gjykata e Kosovës me prova e ligje të Serbisë sjell verdikte gjyqësore! Si mundeni t’i përgjithësoni rastet individuale dhe t’i quani sulme kundër civilëve!
A ka njeri në Kosovë që gjen dëshmi se janë sulmuar civilët në grup apo në masë nga UÇK-ja, në ndonjë kolon, vend qëndrim, treg, kinema, tren apo autobus?!
Çka janë këto emërtime dhe nofka fyese ndaj UÇK-së?!
UÇK-ja nuk ka zhvilluar luftë kundër civilëve të asnjë nacionaliteti, ajo ka qenë në luftë me ushtrinë dhe milicin e agresorit Serbosllav!
Mos vallë porositë e Serbisë janë që lufta në Kosovë të quhet “Konflikt Civil”? Prandaj cilën njësi matëse do ta përdor Gjykata?! Cili ligj, cila e drejtë kombëtare apo ndërkombëtare ju jep të drejtën për të vepruar kolaboracionistëve (bashkëpunëtorëve) të armikut kudër popullit të vet?!
Në Luftën e UÇK-së, kjo kategori nuk është prekur fare, sepse kemi respektuar Konventën e Gjenevës, kapitullin Të Drejtat në Luftë!
1. Jo që kemi qenë shumë tolerantë, por nuk kemi dashur të bëjmë luftë vëllavrasëse!
2. Kushtet dhe mundësit kanë qen të limituara, nuk kemi pasur burgje, gjyqtar, prokuror, avokatë e as ligje tona, pos atyre ndërkombëtare!
3. Nuk kemi pasur infrastrukturë, kushte trajtimi as ato elementare e fizike, për t’i trajtuar si pas normave normale, pasi që kem qen te gjithë në kushte jo normale!
4. Dy mundësi të vetme kanë ekzistuar; me i vra pa gjyq ose me i lirua pa gjykim!
5. Ne e kemi përdorur mënyrën e verifikimit, të evidentimit të tyre dhe përzënien nga fushë betejat, duke i kërcënuar me gojë ose me shkrim në komunikatat publike!
Komunikatat nuk kanë qen urdhra as vendime! Kanë qen informim publik, i vetmi deri sa nuk kemi pasur radio televizion e as gazetë tonën!
Nëse edhe këto veprime të shkruara më lartë në piken pesë, paskan qen të pa ligjshme e të pa drejta, çka më pastaj?! Vallë a mos është dashur t’i lejojmë të pa penguar spiunët të ja bëjnë argatin armikut, ta shkatërrojnë UÇK-në dhe t’ia bëjnë varrin luftës së saj për liri?!
Shtrohet pyetja se a konsiderohet viktimë bashkëpunëtori i armikut? Unë mendojë se nuk është viktimë, por i vet viktimizuar, sepse asnjë ligj nuk e mbron tradhtinë, bashkëpunëtori i armikut gjithmonë është i paligjshëm!
Në cilin vend të Botës në kohë lufte do të tolerohej bashkëpunimi me armikun, a kemi ndonjë rast në ndonjë vend, në ndonjë luftë në Botë, që bashkëpunëtorët e armikut janë marrë në mbrojtje nga ata të cilëve ju kanë sjellë dëme të luftës?!
Edhe sot me qenë në rrethana lufte, më shumë do ti mbroja armiqtë e plagosur e të dorëzuarit sesa kolaboracionistët, pavarësisht se janë apo jo bashkëkombës!
Këta ishin dhe janë më të këqij e më të rrezikshëm se armiqtë e hapur!
Është rast shumë ilustrues kur vetëm një informacion i një spiuni të ish Bashkimit Sovjetik nga Ambasada Gjermane në Japoni i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore e njofton Stalinin se Japonia nuk e ka në plan të sulmoj BRSS-n nga ishujt e kontestuar me Rusët! Rusia i tërheq forcat drejt frontit qendror të Stalingradit dhe i thyejnë forcat e Gjermanisë naziste!
Kjo tregon se sa dëme, apo sa peshë ka vetëm një informacion në luftë, ka vlerë më shumë se 20.000 luftëtarë, e lëre ma e tërë veprimtaria e një spiuni e aq më keq e shumë të tillëve së bashku!
Nuk përjashtohet mundësia të ketë pasur veprime individuale, kanë mund me qenë edhe me lidhje familjare dajë e nip apo kushërinj pasi Kosova është shumë e vogël ,lidhjet njerëzore janë të veçanta! Në këso raste me pas dit edhe nëse e ka parë dajën e vet në anën e armikut me armë apo radio lidhje në dorë ndoshta e ka falë, që nuk është dashur ta falë! Ndërsa nëse e ka hasur hasmin e vet ndoshta edhe është hakmarrë, e ka keqtrajtuar apo vrarë, që nuk është dashur ta bëjë!
Këso raste mund të kenë ndodhur në situata kaotike të luftës, çdo luftë ka dëmet kolaterale gjithkund në Bot! Këto raste të izoluara e individuale nuk ishin me urdhra e vendime!
Nuk duhet t’i mëveshët përgjegjësia Komandës nëse janë të pa fajshëm!
Ai që e ka bërë krimin me ndonjë arsye personale, duke menduar se e bën për UÇK-në apo për tu dukur më patriot, si thuhet më katolik se Papa, në ta arsyetoj veprimin para drejtësisë!
Ai që ka vrarë apo keqtrajtuar ndokënd për hasmëri për qëllime e motive personale, le të përgjigjet para ligjit siç ndodhë në çdo kohë, në luftë apo në paqe!
Mos të njolloset e tërë UÇK-ja e tërë Kosova!
Ju gjyqtar shihni si vepron Zelenski në luftën e Ukrainës!
Ne shqiptarët e kemi pasur një edukim tradicional nga gjyshërit tanë; me të pafajshmin mos bënë mëkat, ndërsa në rastin kur vëllai bahet me armikun, shtoja një fishek pushkës! Kjo është normë edhe në Kanunin tonë!
Këtë ne e bëmë por nuk i vramë, jo nga mëshira por nga kushtet e cekura më lart!
Flasë me përgjegjësi për Zonën time!
Mos t’i thurim lavdi marrëzisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe i ka dalë në mbrojtje…