Mbappe mbron Lukakun: Të gjithë kundër racizmit

06 prill 2023 | 10:46

Futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe i ka dalë në mbrojtje sulmuesit Romelu Lukakut pas thirrjeve raciste ndaj tij. Belgu u bë pre e koreve ofenduese racore në “Allianz Stadium” nga tifozët e Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Ylli francez ka publikuar një “story” në profilin e tij në “Instagram” duke thënë se duhet të jenë të gjithë të bashkuar kundër racizmit: “Jemi në vitin 2023 dhe gjithmonë ka të njëjtat probleme. Por ne nuk do t’ju lejojmë. Të gjithë kundër racizmit”.

 

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona pësoi humbje të thellë nga Real Madridi në ndeshjen…