E rrahu barbarisht dhe përdori sharje të tmerrshme racore, si modelja seksi goditi me thikë për vdekje të dashurin (FOTO)

03 nëntor 11:02

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e një 27-vjeçari nga partnerja e tij, Courtney Clenney. Së fundmi janë publikuar disa pamje të reja tronditëse, ku 26-vjeçarja shfaqet duke dhunuar Christian Obumseli si dhe duke e sharë.

Courtney është filmuar fshehurazi nga Christian pak muaj se të vritej nga ajo në apartamentin e tyre në Majami. Regjistrimet tani janë dorëzuar si provë në gjykatë.

Ndërkohë një video CCTV tregon Clenney duke rrahur egërsisht Obumseli-n në një ashensor, disa muaj para vdekjes së tij.

Ndërsa tani, provat e reja përfshijnë disa klipe të tjera ku e reja dëgjohet duke përdorur sharje të tmerrshme racore. Ajo e qorton dhe i bërtet të dashurit të saj dhe në një moment i thotë: “Më lër të të godas me shuplakë”.

Në një regjistrim audio, Obumseli dëgjohet duke i kërkuar falje të dashurës së tij pas një sherri, pasi përshëndeti një shoqe gjatë një xhiro me biçikletë.

Avokati i familjes së Obumselit, Larry Handfield, pretendoi se provat e reja ishin “tronditëse” dhe tha se tregonin “një model të qëndrueshëm me dikë që është i pavarur dhe jashtë kontrollit”.

“Ajo është agresore dhe abuzuese në gjithë këtë marrëdhënie”, shtoi ai.

Por avokatët që përfaqësojnë Clenney argumentojnë se klientja e tyre e goditi Obumselin me thikë në vetëmbrojtje, duke treguar pamjet e kamerave të trupit të regjistruara nga policët.

E rrahu barbarisht dhe përdori sharje të tmerrshme racore, si modelja

E rrahu barbarisht dhe përdori sharje të tmerrshme racore, si modeljaE rrahu barbarisht dhe përdori sharje të tmerrshme racore, si modeljaE rrahu barbarisht dhe përdori sharje të tmerrshme racore, si modelja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka reaguar ndaj…