Nushi për Osmanin: Paradite e viziton QKUK-në, në mbrëmje shtrohet në spital privat për t’u shëruar

03 nëntor 2022 | 11:00

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kryer një intervenim kirurgjik në një spital privat mbrëmë, duke anashkaluar kështu spitalin publik.

Nushi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se presidentja me pagën më të lartë publike, paradite viziton QKUK-në, kurse në mbrëmje shtrohet në spital privat.

“Ja si duket qeveria e ‘shpresës’! Emërohet ministër Arben Vitia, dështon në menaxhim, dështon në zgjedhje komunale. Sot është drejtor në spital privat. Presidentja me pagën më të lartë publike, paradite e viziton QKUK-në kurse në mbrëmje shtrohet në spital privat për ta shëruar ithzën. Që dy vjet, praktikisht, nuk kemi ministër të Shëndetësisë!”, ka shkruar Nushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Evropës rikthehet sonte në program me ndeshjet e…