E sulmon mbretëresha, prapanica i kthehet në fole bletësh

26 gusht 2019 | 12:40

Një i ri 25-vjeçar është përballur me një fenomen të pazakontë, teksa ka zbuluar se në prapanicën e tij, mbi xhinse ishin lëshuar “një mal” me bletë. I riu nga India po udhëtonte drejt një garazhi kur mbretëresha e bletëve kishte fluturuar mbi xhinset e tij dhe më pas të gjithë bletët e tjera pas duke bërë një koshere në prapanicën e tij. Pamjet e pazakonta janë filmuar, teksa i riu dhe miqtë e tij ishin në Nagaland, në veri-lindje të Indisë. Më pas një shok i tij arrin të rrëmbejë mbretëreshën dhe ta fusë në një enë dhe pas sa fluturuan të gjitha bletët e tjera.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli bashkë…