Veseli viziton Doganën, njoftohet për të arriturat e këtij institucioni

26 gusht 2019 | 12:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Bedri Hamza, kanë vizituar sot Doganat e Kosovës ku janë njohur me sukseset që ka arritur ministri Hamza në dy vitet e fundit duke luftuar korrupsionin dhe informalitetin, që ka ndikuar në rritjen e 700 milionë euro për buxhetin e shtetit.

Veseli ka thënë se me luftën kundër korrupsionit nga ministri i Financave Bedri Hamza, Kosova ka përfituar për dy vite 700 milionë euro më shumë e të cilat janë investuar për rininë e talentuar në inovacion e ndërmarrësi si dhe në shumë projekte kapitale.

“Lufta kundër korrupsionit, nepotizmit krimit të organizuar, është jo vetëm e drejtë por edhe e vlefshme. Ne po flasim vetëm duke iu referuar kësaj çka tha ministri i Financave se cili ka qenë efekti i një ministri të pakorruptuar dhe një drejtori të Doganave të pakorruptuar, 700 milionë euro. Do të thotë 700 milionë euro për dy vjet për buxhetin e Republikës së Kosovës me të cilin e kemi ruajtur stabilitetin makroekonomik. Edhe pse janë rritur investimet kapitale kemi ruajtur deficitin buxhetor, është 17.1 për qind nga ardhja e ministrit Bedri Hamza. Kemi rritur pagat dhe kemi mundësi prapë me këto 700 milionë euro, të cilat juanë kursyer nga abuzimi dhe keqpërdorimi nga puna jashtëzakonisht efikase në veçanti nga Dogana, të rrisim buxhetin tonë, ta kursejmë shtetin të investojmë edhe në Polici, edhe te pensionistët. Të investojmë në ngritjen e pagave edhe në sektorin shëndetësor edhe të arsimit dhe në shumicën e sektorëve tjerë”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se të gjitha reformat e bëra dhe lufta kundër korrupsionit në kë sektor, kanë pasur shtytjen dhe mbështetjen e parezervë të Veselit.

Edhe drejtori i Doganave, Bahri Berisha e ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen e vazhdueshme për punëtorët e Doganës si në rritjen e pagave po ashtu edhe në forcim të legjislacionit kundër korrupsionit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka bërë me dije se sot ka…