E vërteta është e vërtet edhe atëherë kur nuk i pëlqen të gjithëve!

31 gusht 2023 | 10:33

Shkruan: Zafir Berisha

Logjika se dikush që nuk e vlerëson presidentin apo kryeministrin e një vendi për arsye të bindjeve politike e kombëtare nuk e do edhe shtetin, është logjik primitive dhe mentalitet i infantilëve politik.

Liderët vijnë e shkojnë, shteti është mbi të gjitha!

Pas luftërave që shqiptarët bënë jashtë Shqipërisë londineze para dy dekadave, kamë pas përshtypjen se vetëdija nacionale në shoqërinë tonë ka arritur kulminacionin.

Mirëpo jeniçerët, si dikur titistët, me logjikën e mercenarit, heshturazi dhe pa ndonjë bujë të madhe kanë depërtuar thellë në shoqërinë tonë dhe kanë dalë në skenë, ku po paraqesin rrezikun e radhës për qenien shqiptare dhe traditat e saj kombëtare e fetare.

Me hezituar për me thënë te vërtetën për një çështje të caktuar, shkaku se nesër duhet me dalë me kërkuar votën është hipokrizi.

E vërteta është e vërtet edhe atëherë kur nuk i pëlqen dikujt, pakë rëndësi ka vota në raport me mbrojtjen e të vërtetës.

Mungesa e guximit për me u përballë me “mortajën” që heshturazi po i bënë “lavazhë trurit” dhe që po depërton në vetëdijen dhe ndjenjën shqiptare si diçka e kohës dhe e “domosdoshme” për mbijetesë kolektive, paraqet një rrezik afatgjatë drejtë ambicies legjitime për një shtet të integruar në mekanizmat ndërkombëtar.

Çdo doktrinë dhe ideologji tjetër përveç asaj që na drejton drejt bashkimit kombëtar dhe integrimeve ndërkombëtare, duhet shikuar si të huaja, në të kundërtën mundet të na përsëritet historia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë ushtarë ukrainas janë vrarë nga rrëzimi i helikopterëve në…