Ecja rrethore e tufave të deleve përhapet nga Mongolia në Britani

28 nëntor 2022 | 08:24

Fenomeni i lëvizjes së koordinuar në formë rrethore të tufave të deleve të raportuara një javë më parë nga Kina, është vërejtur dhe në vende të tjera të botës edhe pse arsye e sjelljes vijojnë të mbeten mister.

47 vjeçari Christopher Hogg ka raportuar më herët spektaklin e rrallë nga një fushë në Rottingdean, në veri të Londrës.

Ai shpërndau pamjet e pazakonta në rrjetet sociale ku dhjetra përdorues pretendonin se dukeshin si një “anije aliene”.

Chris, i cili është pedagog në Royal Holloway University, thoshte para dy vjetëve se delet po silleshin në mënyrë të çcuditshme.

Edhe një javë më parë fenomeni u raportua i regjistruar ne video nga Kina, në një fermë ku tufa e deleve kryente një ecje misterioze rrethore për 12 ditë radhazi në rajonin qëndror të Mongolisë.

Sjellja e çuditshme e regjistruar nga kamerat e sigurisë tregonte tufën e madhe që marshojnë si “të hipnotizuara” në një formë të përkryer rrethore në fermën e tyre.

Disa prej deleve shihen që ndjekin veprimin nga jashtë grupit, ndërsa të tjera qëndrojnë të palëvizura në qendër të tij.

Video raportonte se delet ishin të shëndetshme dhe shkaqet e sjelljes mbeten mister.

Disa kanë spekuluar se sjellja mund të shkaktohet nga një bakter i quajtur Listeriosis që më parë ka shkaktuar prishje të zakoneve të sjelljes te delet, duke i bërë anoreksike, në depresion apo të çorientuara, sipas rrjetit Merck Manual dhe shoqërohet me përkeqësim të shëndetit të kafshëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do…