ECMI Kosova organizoi tryezë për shëndetin riprodhues në rajonin e Dukagjinit

14 dhjetor 2020 | 16:28

Në Pejë u mbajt tryezë e rrumbullakët për përmirësimin e shëndetit riprodhues në rajonin e Dukagjinit me përfaqësues të spitalit rajonal të Pejës

Dje, në qytetin e Pejës, ECMI Kosova ka organizuar një tryezë të rrumbullakët mbi temën “Përmirësimi i ekzaminimeve të shëndetit riprodhues duke përfshirë PAP-testin dhe Mamografinë në Rajonin e Dukagjinit”. Në këtë tryezë morën pjesë drejtori i spitalit rajonal të Pejës Dr. Skender Dreshaj, shefi i repartit të gjinekologjisë në spitalin rajonal të Pejës Dr. Samoni Loxha, si dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni shëndetësorë. Në këtë tryzë, u theksua rëndësia e veçantë e shëndetit riprodhues sidomos tani në kohë pandemie.

Për më tepër, u tha që shëndeti riprodhues është një shqetësim i përjetshëm për gratë dhe burrat, që nga foshnjëria në pleqëri. Dëshmitë tregojnë se shëndeti riprodhues në cilëndo prej këtyre fazave të jetës ka një efekt të thellë në shëndetin e dikujt më vonë. UNFPA mbështet programe të përshtatura për sfidat me të cilat njerëzit përballen në kohë të ndryshme në jetën e tyre, duke përfshirë edukimin gjithëpërfshirës të seksuali tetit, planifikimin familjar, kujdesin e barkut dhe lindje të sigurt, kujdesin pas lindjes, shërbimet për parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, diagnozë të hershme dhe trajtimin e sëmundjeve të shëndetit riprodhues përfshirë kancerin e gjirit dhe të qafës së mitrës.

Pajtim i përgjithshëm i kësaj tryeze ishte që për të mbështetur shëndetin riprodhues gjatë gjithë ciklit jetësor, shërbimet nga një sërë sektorësh duhet të forcohen, nga sistemet shëndetësore dhe arsimore deri në sistemet e transportit, të cilave iu kërkohet të sigurojnë kujdes shëndetësor të suksesshëm. Të gjitha përpjekjet për të përkrahur shëndetin seksual dhe riprodhues mbështeten në sigurimin e pajisjeve të domosdoshme shëndetësore, siç janë kontraceptivët, ilaçet për shpëtimin e jetës dhe pajisjet themelore mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me Qeverinë…