Edhe 1 viktimë e COVID-19 në Spitalin e Gjilanit, 1 pacient në gjendje të rëndë

09 gusht 2020 | 11:47

Betejen me COVID-19 e ka humbur edhe një 67-vjeçar, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Drejtori klinik i këtij Spitali, dr. Ukshin Ismaili, ka konfirmuar për Mediafokus.info se i ndjeri ka qenë i shtrirë në Repartin Infektiv, i cili ka ndërruar jetë dje në orët e pasditës.

“Bëhet fjalë për L. S. i lindur në vitin 1953 nga Gjilani. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, në emrin tim dhe të Spitalit të Përgjithshëm”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.info.

Ndërkohë, ai ka njoftuar se një pacient që po trajtohet aty, është në gjendje të rëndë të përballjes me COVID-19.

Ndryshe, numri i viktimave në Gjilan nga coronavirusi shkon në 22, ndërsa në nivel vendi në 316.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, tha…