Edhe 12 të vdekur nga Covidi në Kosovë

23 nëntor 2020 | 15:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 12 pacientë nga Covid-19, raporton “Epoka e re”.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan dy raste (80, 72 vjeç), Pejë dy raste (88, 75 vjeç), Deçan një rast (85 vjeç), Ferizaj një rast (76 vjeç), Gjakovë një rast (68 vjeç), Mitrovicë një rast (53 vjeç), Prishtinë një rast (86 vjeç), Prizren një rast (82 vjeç), Rahovec një rast (80 vjeç), Shtime një rast (71 vjeç).

Deri më tani shkon në 926 numri i të vdekurve në Kosovë nga Covidi.

IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 645 raste të reja me Covid-19, po ashtu janë shëruar edhe 353 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për…