Edhe 31 të shëruar nga Covid-19, nga 250 testime vetëm 10 të infektuar

28 prill 2020 | 22:27

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se sipas rezultateve të sotme 31 persona janë shëruar me Covid-19, ndërkaq nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

“E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse. Të bashkuar dhe të koordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ministri Vitia.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan), dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth gjysma e miliona punëtorëve amerikanë të pushuar nga punapër…