Edhe AAK-ja kërkon tërheqjen e Rushitit nga gara

28 prill 2026 | 15:19

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka kërkuar Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura e saj për postin e presidentes.

Ai tha, nëse nuk tërhiqet, Rushiti “po bëhet pjesë e një procesi të montuar politikisht, i një procesi që është duke rrënuar rendin kushtetues”.

Sipas tij, mund të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar, por jo duke e imponuar atë mbi opozitën.

“Kjo qasje veç unifikuese nuk është, kjo qasje është përjashtuese”, tha Tahiri, duke i cilësuar si propozime arbitrare kandidatet e ofruara nga LVV-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë për Radion Evropa…