Edhe Benitezi refuzon Newcastlen  

18 tetor 2021 | 12:20

Rafael Benitez refuzon rikthimin në stolin e Newcastle, duke iu shtuar listës së gjatë të trajnerëve që nuk dëshirojnë t’i bashkohen projektit të arabëve te “qymyrxhinjtë”.

Në një intervistë trajneri spanjoll është shprehur se ndihet mirë te Evertoni dhe as që e mendon largimin, duke përjashtuar çdo mundësi për t’u rikthyer te Newcastle.

“I uroj tifozëve të Newcastle United çdo të mirë sepse marrëdhënia ime me ta është e mirë dhe shpresoj që të jetë përgjithmonë, por tani për tani jam i lumtur këtu duke u përpjekur për të bërë më të mirën time. Nuk më pëlqen të flas për opsione të tjera sepse vërtet dua të jem aty ku jam. Ndihem shumë komod te Evertoni dhe më pëlqen puna në këtë klub”, ka thënë Benitez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti Migjen Kelmendi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale të…