Edhe flamuri i Kosovës në fanellat speciale të Ukrainës (foto)

11 maj 2022 | 11:26

Flamuri i Kosovës është në mesin e shumë flamujve të shteteve, të cilat janë vendosur në fanellat speciale të kombëtares së Ukrainës.

Këto fanella do të veshën nga futbollistë ukrainas në ndeshjet miqësore para “play-off”-it të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Paratë e fituara nga shitja e këtyre fanellave do të kalojnë në fondin “United24”, të cilat do të shfrytëzohen për të rindërtuar Ukrainën.

Kështu njoftoi kryetari i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrii Pavleko. Ukraina është një nga vendet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por vendi ynë ka shprehur përkrahje në forma të ndryshme pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beatrix Ramosaj ka postuar një foto në rrjetet sociale ku…