Edhe Haradinaj reagon ndaj deklaratës së Vuçiqit, thotë se Serbia ruan paturpësisht mendësinë kriminale të Millosheviqit

05 dhjetor 2019 | 19:22

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj,  përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja.

“Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, ‘se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar'”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit.

“Republika e Kosovës është shoqëri  shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe  komunitetet tjera dhe urrejtja ndaj secilës etni është vepër e dënueshme me ligj.

Është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së…