Edhe kryeministri uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

08 prill 2018 | 10:22

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ndërkombëtarët që punojnë në Kosovë për pashkët ortodokse.

“Shqiptarëve dhe të gjithë bashkëqytetarëve tjerë ortodoksë të Kosovës, si dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare të këtij besimi që punojnë në vendin tonë, për shumë mot Pashkët. Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës, të së drejtës dhe na ofron mundësinë për të rritur unitetin dhe tolerancën ndërmjet njerëzve”, shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët…