Presidenti uron pashkët ortodokse

08 prill 2018 | 10:15

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks për festën e pashkëve.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet më të përzemërta për festën e Pashkëve”, ka shkruar Thaçi në në llogarinë e vet në “Facebook”

Ai ka shtuar se festat fetare gjithmonë kanë shfaqur ndjenjat e mirësisë, besimin në vlera pozitive religjioze. “Dashurinë dhe respektin e ndërsjellë mes qytetarëve tanë, pa dallim etnik. Festa e Pashkëve le të kremtohet në familjet e besimtarëve me dinjitet, me lutje për lumturi, paqe dhe harmoni njerëzore”, ka  shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, i cili do të…