Edhe ‘Murtajën e zezë’ e sollën amerikanët!

03 prill 2020 | 22:11

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Në këtë periudhë të përpjekjeve të jashtëzakonshme të ekipeve shëndetësore dhe të shkencëtarëve të farmaceutikës për t’i dhënë një përgjigje adekuate miliona njerëzve që ballafaqohen me tragjedinë e pandemia me COVID 19, antiamerikanizmi, si verbërim ideologjik, nuk mbeti pa thënë fjalën e vet. Për këtë kategori njerëzish që çdo gjë shohin me syze ideologjike, “coronavirusi është shpikje laboratorike dhe dhuratë e helmuar amerikane”.

Me kategorinë e tillë të njerëzve të verbuar nga ky këndvështrim ideologjik është e pa mundur të komunikohet! Është e kotë t’u përmenden faktet se pandemi të tilla ka pasur edhe në të kaluar, sepse edhe për to do të akuzojnë “imperializmin amerikan”, “sistemin bankar”, “grupet e interesit farmaceutik” e kështu me radhë.

Duke njohur logjikën e funksionimit të kësaj ideologjie, mund të vë bast me cilindo qoftë se në qoftë se u përmendim rastin e “Murtajës së zezë” që shkaktoi vdekjen e 1/3 së popullsisë së Europës, ithtarët e antiamerikanizmit do të drejtojnë gishtin drejt Amerikës për të gjetur fajtorin. Edhe nëse u nxirren argumente se “Murtaja e zezë” ka ndodhur gjatë viteve 1347-1352, pra një shekull e gjysmë para zbulimit të këtij kontinenti, antiamerikanistët do të nxjerrin tezën se “amerikanët” e kanë zbuluar Europën përpara se t’i zbulonim ne dhe na e kanë sjellë “Murtajën e zezë” për të na shfarosur!.

Verbërimi ideologjik nuk ka brirë!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia e koronavirusit dhe krizat shëndetësore dhe ekonomike që kanë…