Edhe në Greqi protesta kundër projektligjit që kufizon manifestimet

10 korrik 2020 | 14:51

Protestat përfshijnë edhe kryeqytetin grek të Athinës. Policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesëve të mbledhur jashtë godinës së parlamentit për të kundërshtuar një projekt që do të kufizonte liritë për të protestuar.

Projektligji i cili u votua më vonë gjatë së enjtes, mandaton autoritetet të ndalojë grumbullimet nëse vlerësohet se ato përbëjnë kërcënim për sigurinë publike. Gjithashtu, organizatorët konsiderohen përgjegjës për çdo dëm që shkaktojnë protestuesit.

“I themi jo kufizimeve, terrorizmit dhe provokimeve. Ata nuk do të cenojnë apo vështirësojnë lëvizjen popullore”, thotë sindikalisti Konstantinos Kountouris.

Çështja është shumë e ndjeshme në Greqi, ku e drejta për të protestuar mbrohet më kushtetutë. Protestat në rrugë janë gati të përditshme në vend dhe sipas kryeministrit Mitsotakis ato nuk duhet të pengojnë jetën e qytetarëve.

Liria që dikush të jetë në gjendje të shkojë në spital, të shkojë në punë ose banesë, apo të jetë në gjendje të shëtisë fëmijët e tij, është po aq e shenjtë sa liria për të protestuar. Në demokraci liria e dikujt nuk duhet të sundojë mbi lirinë e një tjetri”, deklaroi kryeministri grek.

Lideri i opozitës, Alexis Tsipras pretendon se qeveria po përpiqej të shtypte të drejtat demokratike, duke penguar demonstratat e ardhshme, ndërsa përballet me impaktin ekonomik të masave për frenimin e pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi rishikimin e buxhetit…