Edhe në Indi gjendje e rëndë me Covid-19

30 maj 2020 | 10:09

India ka raportuar 7 964 raste me koronavirus brenda 24 orëve. Ky është numri më i lartë i të prekurve brenda një dite që është shfaqur atje.

Një e treta e rasteve të reja janë shfaqur në Maharashtra, një nga shtetet më të pasura të vendit.

Qeveria e Indisë ka lehtësuar masat e kufizimit edhe përkundër numrit të madh të rasteve për shkak se ekonomia e vendit ishte goditur rëndë atje pas dy muajsh bllokim.

Deri më tani atje kanë vdekur 4 980 njerëz nga virusi Korona, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 173 763, njofton BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtarë nga Kosova, të cilët me vetura janë nisur për…