Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, por bllokohen në kolonën 9 kilometra

30 maj 2020 | 10:05

Mërgimtarë nga Kosova, të cilët me vetura janë nisur për Kosovë, kanë bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë krijuar kolona të gjata në tunelin që lidhë Slloveninë me Austrinë. Sipas tyre, kolona është e gjatë.

Mërgimtarët që janë nisur për Kosovë kanë raportuar, në grupin ‘Marakli t’kerreve’, se kolona për të hyrë nga Austria në Slloveni është rreth 9 kilometra.

Ardhja e mërgimtarëve në këtë kohë nuk është diçka e zakonshme, duke marrë parasysh gjendjen që ka shkaktuar koronavirus. Ata duket se nuk po kanë problem as nëpër kufijtë e Kosovës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar rreth orës 8:00 të mëngjesit se fluksi në pikat kufitare në Kosovë nuk është i madh dhe hyrje-daljet zgjasin nga 3 deri në 5 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymar është duke tentuar që të largohet nga skuadra Paris…