Edhe nënkryetari i OVL-UÇK-së garon për deputet

11 shtator 11:05

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Migjen Shala, i cili është një ndër asamblistët më të votuar në Komunën e Prishtinën nga radhët e PDK-së, është kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës në listën e Partisë Demokratike të Kosovës të udhëhequr nga Kadri Veseli dhe ka numrin rendor 105.

Shala ka qenë ushtar i UÇK-së, është invalid i saj dhe ish i burgosur politik.

Pas kandidimit për deputet Shala e ka ngrirë pozitën e nënkryetarit që mban në Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Migjen Shalës

Të nderuar, miq, familjarë dhe ju bashkëluftar,

Kam vendosur t’i hyjë një gare për të cilën më herët nuk e kam ëndërruar, të garoj në

Listen për Deputet të Kuvendit të Kosovës në Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit 2019, përkrahë Kryeministrit në ardhje z.Kadri Veseli dhe vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës!

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!

Ndërtojmë të Ardhmen – Për Ty dhe Shtetin!

#MigjenShala105

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22 vjet pasi e kishte xhiruar gjendjen e vështirë në…