Edhe nëse sëmuresh në mërgim, tani ke mjekët shqiptarë që të shërojnë

23 prill 2021 | 15:12

Kudo në botë ka shqiptarë që kanë arritur në majat e suksesit të tyre në profesione të ndryshme.

Kjo po ndodh edhe në fushën e shëndetësisë. Krenari edhe në mërgim kur je i sëmur dhe shkon te mjekja shqiptare në ordinancën e përgjithshme për mjekësi në Altenkirchen në Gjermani, pra është nder e respekt kur një shqiptare të jep udhëzime.

Doktoresha Teutë e ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin në Prishtinë me shumë sukses, ku në vitin 2009 ka filluar punën në ordinancën e saj. Teuta është një intelektuale me vizion të aftë dhe njëherësh krenare për origjinën e saj nga Kosova e bukur.

Sukseset e këtyre mjekëve shqiptarë në Gjermani janë për çdo lëvdatë. Ashtu siç arrijnë shqiptarët tanë në profesione të ndryshme edhe në fushën e mjekësisë ata arrijnë nivele të larta, madje pozita udhëheqëse në reparte, spitale apo klinika.

Shumë prej tyre, krahas punës si mjek, me shumë sukses po kryejnë specializime në drejtime të ndryshme nga fusha e mjekësisë.

Me këtë rast, për arritjet e tyre i përgëzoj gjithë mjekët shqiptarë në Gjermani, ndërsa në mënyrë të veçantë e çmojmë punën Dr. Teuta Gjocaj mjaft domethënës ku na lartësojnë imazhin pozitiv të Kosovës. (Sami Fejza)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
356 raste të reja pozitive me Covid-19 janë raportuar në…