Edhe një futbollist nga Shqipëria vjen në Kosovë

14 gusht 17:27

Nertil Hoxhaj është futbollisti i radhës nga Shqipëria që zbarkon në Kosovë. 22-vjeçari i lindur në Fier e ka përforcuar skuadrën e Vushtrrisë, e cila në këtë edicion bënë gara në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Hoxhaj i formuar te KF Partizani i Tiranës, klub me të cilin debutoi në maj të vitit 2016. Mbrojtësi i majtë, më t’u mbyllur sezoni në janar të vitit 2017 mori një ofertë nga KF Flamurtari i Vlorës ku pas qëndrimit 6 mujor transferohet në KF Bylisit, ku dha kontributin e tij që të renditen si kampion në tabelë, por në grup të “play-off”-it kishin Tiranën dhe nuk ia arritën të inkuadrohen në Superiore.

“Pas aventurës në KF Bylis, Hoxhaj së fundi transferohet në KF Elbasani ku pas qëndrimit një vjeçar përfundon kontratën për të filluar një aventurë të re me ne, në Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohët e sotme, kompanitë e makinave duket sikur prezantojnë…