Edhe një rast në arbitrazh, Kosova rrezikon t’i humb 100 milionë euro (Video)

05 gusht 2018 | 15:02

Kosova edhe një herë mund të përballet në Gjykatën e Arbitrazhit.

Në këtë rast se kompania “Iming D.O.O” do ta padisë Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) në këtë gjykatë ndërkombëtare për mos kompensimin e investimeve që i ka bërë kjo kompani në Minierën Industria e Magnezit (MIM)  në Golesh, fillimisht pret kompensim mbi 60 milionë euro.

Ndërsa, drejtues të AKP-së kanë thënë se do të angazhojnë përfaqësues ligjor për t’u mbrojtur.

Avokati Granit Vokshi përfaqësues i autorizuar nga kompania “Iming” i cili bëri me dije se në këtë muaj do ta procedojnë padinë për AKP-në në Gjykatën e Arbitrazhit, ka thënë për “Kosovapress” se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, në arsyetim të saj ka theksuar se “tërheqja e aksioneve nuk do të thotë se paditësi do t’i humb investimet e tij të bëra në ndërmarrje”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrea Dovizioso me Ducatin ka arritur të triumfoi në garën…