Edhe një sukses tjetër i shkrimtares Basrie Murati-Sakiri

22 qershor 2020 | 16:44

Lulëzim ETEMAJ

Përgjatë kohës së pandemisë COVID-19, me qëllim për ta mbajtur gjallë në rrethana të jashtëzakonshme kulturën e leximit, Shtëpia Botuese “Rotpunktverlag”, njëra nga më të njohurat në Zvicër, ka mbajtur dhe publikuar në Facebook dhe Instagram “DitarinKatërdhjetëditorë -Të jetosh dhe të lexosh në gjendje të jashtëzakonshme” (“VierzigTageBuch-Leben und Lesen im Ausnahmezustand”), shkruar çdo ditë nga njëri prej autorëve të saj (https://vierzigtagebuch.wixsite.com/rotpunktverlag).

No description available.

Në mesin e katërdhjetë autorëve, ajo e ka përfshirë edhe shqiptaren nga Kosova, Basrie Murati- Sakiri. Tregimi i saj “Ein Tag, der keinem anderen gleicht” (“Një ditë që s’i ngjanë asnjë tjetre”), i botuar më 7 prill 2020, është pritur me interesim të madh nga lexuesit. Për nga numri i pëlqimeve, ai është radhitur pas tregimit të Tim Shaw, “Marathon im Hinterhof” (“Maratonë në oborrinë e pasmë”) si më i pëlqyeri.

https://vierzigtagebuch.wixsite.com/rotpunktverlag/post/basrie-sakiri-murati-ein-tag-der-keinem-anderen-gleicht

No description available.

Ky është një nga sukseset e mëdha të radhës së kësaj autoreje të talentuar dhe shumë premtuese.

Siç ka njoftuar këto ditë autorja përmes një postimi në Facebook, “Rotpunktverlag” të gjitha shkrimet e ditarit të saj katërdhjetëditorë i ka shtypur si botim të veçantë dhe ua ka shpërndarë si autorëve ashtu dhe përkrahësve të saj.

Basrie Murati- Sakiri emigron si 18-vjeçare nga Kosova në Zvicër. Shkaktar ishin aktivitetet politike, të cilat ia pamundësuan jetesën e mëtejme në Kosovë. Ishte pjesëtare e “Çetës së Llapit”. Ajo ka shkruar për dhe rreth këtij historiku të veprimtarisë atdhetare.

Lexuesit e interesuar në Zvicër, Gjermani dhe Austri, librin “Bleibende Spuren” mund ta porosisin direkt te “Rotpunktverlag”: https://rotpunktverlag.ch/buecher/bleibende-spuren

No description available.

Shkrimtarja është poashtu edhe autore e librit në gjuhën shqipe “Gurmë të pashlyeshme”, i botuar në Prishtinë”, i cili mund të porositet në Librarinë Shqiptare duke klikuar në këtë link: https://www.librariashqiptare.ch/product-page/gjurmë-të-pashlyeshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar…