Edhe Nora Gjakova e argjendtë në Gjeorgji

24 mars 2023 | 16:33

Xhudistja Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit, që po mbahet në Gjeorgji. Gjakova në finale është mposhtur nga serbja Marica Perisiq për kategorinë deri në 57 kilogramë.

Medaljen e argjendtë e ka fituar edhe Distria Krasniqi, e cila poashtu në finale pësoi humbje nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 27-të e Prince Caffe Superligës do të sjellë…