Edhe Nora kualifikohet në finale, përballë do ta këtë xhudisten serbe  

24 mars 2023 | 12:56

Pas Distria Krasniqit, Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes nga Kanadaja, Jessica Klimkait, pasi kjo e fundit mori tri penalizime. Xhudistja pejane në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke me ëaza-ari në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo shënoi tri fitore deri më tani, duke u treguar fantastike. Në finale, Gjakova do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në manifestimin qendror në shënim…