Edhe Salahu mund të transferohet në Arabi

22 gusht 2023 | 15:04

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah mund të largohet nga skuadra e Liverpoolit pas shtatë viteve për ta vazhduar karrierën e tij në Arabinë Saudite. Sipas raportimeve të fundit, aventura e Salah në “Anfield” mund të përfundojë këtë verë.

Skuadra e Al-Ittihad thuhet se është duke përgatitur një ofertë të majme për sulmuesin egjiptian, duke ia ofruar një pagë prej 150 milionë eurove në sezon.

Salah thuhet se është duke e menduar ofertën dhe largimi i tij mund të jetë i mundur. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me sauditët.

Al-Ittihad vetëm gjatë kësaj merkato ka transferuar Karim Benzema, N’Golo Kane e Fabinhon. Liga e Arabisë Saudite po bëhet gjithnjë e më e ndjekur duke marrë parasysh transferimin e yjeve të futbollit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…