Edhe Sandro mposhti koronavirusin

27 janar 2021 | 12:03

Alex Sandro ishte lojtari i fundit i skuadrës së parë të Juventusit që vazhdonte të ishte pozitiv për Covid-19. Pas lajmit të shërimit të De Ligt e Cuadrado, sot vjen edhe radha e brazilianit.

Latini i është nënshtruar dy testeve të njëpasnjëshme dhe ka rezultuar negativ, duke konfirmuar shërimin e plotë nga Covid-19.

Lajmin e mirë e njofton vetë klubi bardhezi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se mbrojtësi do të bashkohet me skuadrën në stërvitjen e sotme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, i…