Edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë reagon pas vrasjes së policit në veri

24 shtator 2023 | 15:03

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog, ka reaguar ndaj sulmeve të grupeve kriminale në veri të Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Ai u ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjarëve, kolegëve dhe të dashurve të punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës.

“Lexoni deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, për sulmin e tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes, kolegëve dhe të dashurve të punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës”, ka shkruar Szunyog në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz i…